Bota & Kuriozitete

413 Results / Page 42 of 46

Background

Bota & Kuriozitete

Franca përgatit bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra

Në Francë bukëpjekësit përgatitën bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra, një rekord i cili për 5 vite u mbajt nga Italia. 235 herë më e gjatë se sa produkti tradicional me të cilin Franca krenohet, bageta u krijua në Suresnes, në periferi të Parisit, gjatë konfederatës së bukëpjekësve dhe pasticierëve francezë. Rekordin e kaluar e mbante bageta 132.62 metra e gjatë prodhuar në qytetin italian të Komos, në […]

todayMay 7, 2024 7 2

Bota & Kuriozitete

Hamas pranon armëpushimin, ndëkohë që Izraeli nis operacionin në Rafah

Grupi militant palestinez Hamas u pajtua me një propozim armëpushimi në Gazë, por Izraeli tha se kushtet nuk i përmbushnin kërkesat e këtij shteti dhe vazhdoi me sulmet në Rafah, ndërsa planifikon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje. Hamasi tha në një deklaratë se shefi i grupit, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se e pranoi propozimin e tyre për një armëpushim. Nga ana tjetër, zyra e […]

todayMay 7, 2024 7 2

Bota & Kuriozitete

Tanket izraelite hyjnë në Rafah

Një zyrtar palestinez i sigurisë dhe një zyrtar egjiptian i kanë thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se tanket izraelite kanë hyrë në Rafah, duke arritur në 200 metra nga vendkalimi kufitar i Rafahut me Egjiptin fqinj. Zyrtari egjiptian i tha “AP” se operacioni dukej të ishte i kufizuar në shtrirje. Zyrtari, si dhe TV Al-Aqsa, deklaruan se zyrtarët izraelitë kishin informuar egjiptianët se forcat e tij do të tërhiqeshin […]

todayMay 7, 2024 8 2

Bota & Kuriozitete

Moska paralajmëron Britaninë/ “Nëse ushtria ukrainase përdor raketa britanike, ne do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo objekti ushtarak britanik”

Moska paralajmëroi se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjetiu, nëse forcat ukrainase godasin Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga Britania. Dërgimi i këtyre raketave drejt Ukrainës u miratua nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron. Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, sekretari Cameron tha se forcat ukrainase do të mund të përdorin raketat britanike me rreze të gjatë për të […]

todayMay 7, 2024 9 3

Bota & Kuriozitete

SHBA ndan fonde për sigurinë në xhami dhe sinagoga

Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në organizatat dhe lokacionet fetare. Shqetësimet për kërcënimet kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane janë në rritje në SHBA, pjesërisht për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Vendet si sinagogat dhe xhamitë mund të aplikojnë për t’i përdorur paratë për të punësuar personel sigurie ose për të instaluar kamera, thanë […]

todayMay 6, 2024 11 2

Bota & Kuriozitete

Identifikohen tre turistë të gjetur në një pus në Meksikë/ Turistët të qëlluar me plumba në kokë

Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet. Vëllezërit australianë J.R dhe C.R, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan J.R, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada. Ishin të afërmit ata që identifikuan trupat e tyre, pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet. Zyrtarët besojnë se […]

todayMay 6, 2024 10 2

Bota & Kuriozitete

Gjendet gjysmë ton kokainë në parkingun e një lokali në Britani/ Vlera 50 milionë euro

Katër burra janë arrestuar pasi një gjysmë ton kokainë me vlerë rreth 50 milionë euro u gjet në parkingun e një lokali në East Yorkshire, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Droga u gjet në një furgon, raporton BBC. Burrat, tre nga Skocia dhe një nga Kolumbia, u arrestuan me dyshimin se importonin drogë të klasit A ​​dhe do të qëndrojnë në paraburgim. Sipas oficerit të lartë hetues për NCA, […]

todayMay 6, 2024 11 2

Bota & Kuriozitete

16 të vdekur nga sulmet izraelite në Rafah, në orët e fundit

Të paktën 16 persona, anëtarë të dy familjeve, u vranë orët e para të mëngjesit të së hënës rreth Rafah, në Rripin e Gazës. Një burim për AFP në një spital në enklavën bregdetare, ku lëvizja islamike palestineze Hamas ka sunduar që nga viti 2007, konfirmoi lajmin dhe sqaroi se bombardimet ndodhën “në kampin e refugjatëve Jebna në Rafah dhe në periferi të As Salam”. Më herët ushtria izraelite kishte […]

todayMay 6, 2024 9 2

Bota & Kuriozitete

Firence do të paguajë 30 euro këdo që shkon në punë ose shkollë me biçikletë

Sa më shumë të pedaloni, aq më shumë fitoni. Maksimumi deri në 30 euro në muaj. Kjo është iniciativa e bashkisë së Firences 'Pedalo, Firence ju shpërblen' e cila synon të promovojë mjetin me dy rrota për udhëtimet në qytet në këmbim të një kontributi mujor në përmirësimin e mjedisit dhe gjithashtu bonuse për qytetarët më të virtytshëm, përmes një aplikacioni të dedikuar. Të interesuarit, 18 vjeç e lart, banorë […]

todayMay 6, 2024 7 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%