Gjendet gjysmë ton kokainë në parkingun e një lokali në Britani/ Vlera 50 milionë euro
Katër burra janë arrestuar pasi një gjysmë ton kokainë me vlerë rreth 50 milionë euro u gjet në parkingun e një lokali në East Yorkshire, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Droga u gjet në një furgon, raporton BBC. Burrat, tre nga Skocia dhe një nga Kolumbia, u arrestuan me dyshimin se importonin drogë të klasit A dhe do të qëndrojnë në paraburgim. Sipas oficerit të lartë hetues për NCA, […]