Bota & Kuriozitete

416 Results / Page 6 of 47

Background

Bota & Kuriozitete

Bilanc tragjik si pasojë e tërmetit shkatërrues në Mianmar. Më shumë se 1500 persona të vdekur. Kërkimet vazhdojnë.

Mbi 1500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar. Të paktën dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, teksa më shumë se 2000 të tjerë janë lënduar. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit dha njoftimin, duke shtuar se numrat mund të rriten ende. Qindra ndihma humanitare dhe ekipe shpëtimi, përfshirë staf […]

todayMarch 29, 2025 17

Bota & Kuriozitete

Pesë të plagosur me thikë në qendër të Amsterdamit

Pesë persona janë plagosur me thikë në sheshin Dam, një zonë shumë e vizituar nga turistët, në qendër të Amsterdamit. Policia ka njoftuar se nuk dihen ende arsyet ose motivet e sulmit dhe hetimi është ende në zhvillim. Një numër i madh policësh dhe ambulancash janë dërguar në vendngjarje, ndërsa sheshi dhe rrugët përreth janë bllokuar. Një helikopter i shërbimit të urgjencës ka ateruar gjithashtu në shesh. Dëshmitarët kanë thënë […]

todayMarch 27, 2025 21

Bota & Kuriozitete

9,000 emigrantë vdiqën vitin e kaluar – Viti më vdekjeprurës deri më tani

Vitin e kaluar, 8,938 njerëz humbën jetën në rrugët migratore të botës, sipas një raporti të ri nga Agjencia e OKB-së për emigracionin (IOM). Kjo e bën vitin 2024 vitin më vdekjeprurës deri më tani për migrantët. – “Tragjedia me numrin në rritje të vdekjeve të emigrantëve në të gjithë botën është jo vetëm e papranueshme, por edhe e parandalueshme. Pas çdo numri fshihet një qenie njerëzore,” thotë Ugochi Daniels, […]

todayMarch 21, 2025 26

Bota & Kuriozitete

21 Mars, Dita Botërore e Sindromës Dawn

Shënohet Dita Botërore e Sindromës Dawn. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut  për sindromën Down. Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në […]

todayMarch 21, 2025 16

Bota & Kuriozitete

Trump mbyll zyrtarisht Zërin e Amerikës

Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës. Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, e kanë ndarë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe […]

todayMarch 16, 2025 28

Bota & Kuriozitete

Monopoli i ri zëvendëson paratë me një aplikacion

Në muajin gusht, gjiganti i lodrave Hasbro do të lançojë një version të ri të lojës Monopoli, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndryshimi kryesor është se askush nuk do të ketë më rolin e “bankierit”, pasi një aplikacion mobil do të menaxhojë paratë dhe pronat e lojtarëve. Qëllimi i këtij ndryshimi është të përshpejtojë lojën dhe ta bëjë më të lehtë për fëmijët. Megjithatë, lajmi ka shkaktuar reagime të forta, shkruan New […]

todayMarch 8, 2025 13

Bota & Kuriozitete

Mbahet Samiti i Ukrainës në Bruksel. Çfarë u diskutua? Plani i Macron ngjall debate. Rusia e sheh si kërcënim

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe liderët e Bashkimit Evropian mbajtën samit urgjent për Ukrainën në Bruksel, ku diskutuan një plan investimi prej 800 miliardë eurosh në kapacitetin mbrojtës të Evropës dhe Ukrainës. “Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe për këtë arsye duhet të jetë në gjendje të mbrohet, ashtu siç dhe duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion për t’u mbrojtur dhe për të nxitur për një paqe […]

todayMarch 6, 2025 24

Bota & Kuriozitete

Përplasja në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyyt dhe Trumpit/ Presidenti ukrainas: Raportet me SHBA-në mund të shpëtohen, pavarësisht përplasjes… Trump: Zelenskyy nuk është gati për paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se beson që raportet me Shtëpinë e Bardhë mund të shpëtohet pavarësisht përplasjes së ashpër publike me presidentin Donald Trump, që pengoi bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Takimi me Trumpin më 28 shkurt përfundoi pas një shkëmbimi të ashpër në Zyrën Ovale, me Zelenskyn që u largua me shpejtësi dhe me Trumpin që tha se udhëheqësi ukrainas ishte i pasjellshëm […]

todayMarch 1, 2025 30

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%