Shqiperi & Kosove

159 Results / Page 12 of 18

Background

Shqiperi & Kosove

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë. Akuzojnë qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”. Përfaqësuesi i […]

todayAugust 12, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Vangjel Tavo zgjidhet kryetar bashkie në Himarë

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Himarës. Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 4 gusht, ai fitoi mbi 1.400 vota më shumë se kundërkandidati i tij, Petro Gjikuria. “Nuk ka festë, por do të vazhdojnë menjëherë punën dhe prioritet kemi turizmin. Gjikuria nëse nuk largohet për në Amerikë, është i mirëpritur si nënkryetar”, tha Tavo pas numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve […]

todayAugust 5, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Sot, zgjedhjet e parakohshme në Himarë. Ja cilët janë kandidatët për kryetar bashkie.

Qytetarët në Himarë votojnë sot në zgjedhje të parakohshme për kryetar bashkie. Zgjedhjet e reja u thirrën nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pasi kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, Alfred Beleri, iu hoq mandati nga KQZ-ja, për shkak të dënimit me burg. Në zgjedhjet e sotme garojnë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste (pushtetare) dhe Petro Gjikuria nga opozita. Votimi nisi në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. […]

todayAugust 4, 2024 11 2

Shqiperi & Kosove

Prishtina notë proteste Shkupit, për incidentin e ndodhur ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit. Reagime të shumta politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar sqarim të plotë për skandalin me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se përveç paraqitjes së notës së protestës, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, mbrëmjen e 1 gushtit, e ka thirrur në bisedë sqaruese ambasadoren maqedonase në Kosovë, ndërsa është […]

todayAugust 3, 2024 17 2

Shqiperi & Kosove

Dronët “Bayraktar” fluturojnë natën për herë të parë

Dronët “Bayraktar” kanë fluturuar natën për herë të parë. Kjo stërvitje ka si qëllim trajnimin e pilotëve në kushte të vështira, për tu orientuar në distanca, në errësirë, pra duke iu dhënë mundësinë operatorëve të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre dronëve. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e sistemeve të imazhit termik (thelbësore për identifikimin e objekteve) apo pajisjeve vëzhguese gjatë natës. Dronët Bayraktar u bënë pjesë e flotës […]

todayAugust 3, 2024 16

Shqiperi & Kosove

Skandal diplomatik mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe punonjësit policor në Aeroportin e Shkupit. Reagon MPB e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni (MPB) ka reaguar pas incidentit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit duke thënë se sigurimi i Presidentes Osmani ka qenë iniciator i konfliktit mes sigurimit të aeroportit, policisë dhe sigurimit të Presidencës së Kosovës. “Sot (01.08.2024) rreth orës 10 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit përderisa presidentja e Kosovës ka kaluar kontrollin kufitar, në momentin kur i është kërkuar që të lëshojë telefonin për të […]

todayAugust 1, 2024 20 3

Shqiperi & Kosove

Miratohet vendimi për fleksibilitet në oraret e punës për punonjësit e administratës.

Miratohet vendimi për fleksibilitet në oraret e punës. Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. “Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të […]

todayAugust 1, 2024 22 5

Shqiperi & Kosove

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Mesatarja pritet 950 euro.

Rriten pagat e mësuesëve në Shqipëri. Duke nisur që nga muaji gusht, rreth 30 mijë mësues do të kenë rritje rroge, me reformën e pagave. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një intervistë për Top Channel. Ministrja tha se qeveria synon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për arsimtarët. “Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri […]

todayAugust 1, 2024 13 2

Shqiperi & Kosove

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Begaj në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe emërimin e tij si Ministër […]

todayJuly 30, 2024 13 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%