Shqiperi & Kosove

159 Results / Page 17 of 18

Background

Shqiperi & Kosove

Zgjedhjet lokale në Serbi/ Ja partitë fituese shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc

Gjatë ditës së djeshme, në Serbi u mbajtën zgjedhjet lokale në 89 komuna dhe qytete, përfshirë edhe komunat e banuara nga shqiptarë, në Preshevë dhe Bujanoc. Në Preshevë, 30% e banorëve morën pjesë në votim dhe partia fituese është Partia për Veprim Demokratik (PVP), e Ardita Sinanit, fituese me rreth 4080 vota nga rezultatet paraprake. Në këtë komunë garohet për 39 mandate në Këshillin Komunal dhe shumica e thjeshtë që […]

todayJune 3, 2024 4

Shqiperi & Kosove

Parlamenti miraton ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat, një nismë e PS e propozuar përmes rezolutës kundër korrupsionit të miratuar në Kuvend. Ndërkombëtarët kanë bërë apel për pjesëmarrje nga të gjitha palët politike. Rithemelimi, siç edhe kishte paralajmëruar nuk ka marrë pjesë në votim, përjashtuar 6 deputetëve të grupimit që votuan kundër.

todayMay 31, 2024 9

Shqiperi & Kosove

Të dielën, zgjedhjet në Serbi/ Kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc. Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Prishtinë nga dy kandidatët e PVD-së Ardita Sinani për Preshevën dhe Ragmi Mustafa për Bujanocin, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u theksua nevoja për të mbështetur Luginën për t'i tejkaluar pabarazitë që […]

todayMay 30, 2024 5 2

Shqiperi & Kosove

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën antikorrupsion

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca u shoqërua me debate në Kuvend. Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit Edi Rama, flamuri shqiptar do të ngulet në Bashkimin Evropian […]

todayMay 28, 2024 11

Shqiperi & Kosove

Sylvinho publikon listën paraprake të futbollistëve për Euro2024

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën paraprake të 27 futbollistëve që do të mblidhen për përgatitjet në kuadër të “Euro 2024”.  Lista finale do të shpallet zyrtarisht më 7 qershor. Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në Dortmund, më 15 qershor, ku do të përballet me Italinë. Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, e më pas me Spanjën më 23 qershor.

todayMay 27, 2024 13 2

Shqiperi & Kosove

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar “për”, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende të tjera kanë abstenuar. Takimi i Asamblesë u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në X, falënderoi vendet anëtare dhe tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO. Për […]

todayMay 27, 2024 7

Shqiperi & Kosove

Përleshje në Shkup, 1 person i vdekur, 2 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme në Shkup, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri. Sipas informacioneve, 1 person mbeti i vdekur edhe dy të tjerë të plagosur. Bëhet me dije se viktima është shqiptar, personazh i njohur muzikanti Amar Ismani. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetime. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra […]

todayMay 27, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka marrë flakë, makina ka qenë ende në ecje. Policia ndodhet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë akoma nuk dihen shkaqet. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

todayMay 26, 2024 8

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%