Informacione për Suedin & Gede Juridik

Deklarata tatimore për vitin e punuar 2025. Si dhe kur ta paraqisni?

todayJanuary 11, 2026 467

Background
share close

Të gjithë qytetarët do të marrin deklaratën tatimore për vitin e të ardhurave 2025 në kutinë e tyre dixhitale postare midis 2 dhe 6 marsit.

Nëse ende nuk keni një kuti postare dixhitale, mund ta merrni atë deri më 1 mars, në mënyrë që të merrni deklaratën tuaj tatimore dixhitale në vend të postës normale.

Si të paraqisni deklaratën tatimore

Nga 17 marsi, mund të paraqisni deklaratën tuaj tatimore duke përdorur e-ID-në tuaj në Shërbimin Elektronik të Deklaratës së Tatimit mbi të Ardhurat 1.

Për ata që nuk kanë kërkuar shtyrje për paraqitje, dita e fundit për dorëzim është 4 maji 2026.

Nëse dëshironi vetëm të miratoni deklaratën tuaj, mund ta bëni këtë duke u kyçur në shërbim me e-ID ose me kodet që gjenden në specifikimin e deklaratës tatimore.

Nëse dëshironi të ndryshoni ose shtoni informacion, duhet të identifikoheni me e-ID-në tuaj.

Kush mund ta paraqesë deklaratën

Deklaratën mund ta paraqesin:

  • Individët privatë
  • Pronari i vetëm i një biznesi
  • Partnerët në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose partneritete

Shërbimi elektronik për deklaratat e vitit 2025 është mbyllur për momentin dhe do të rihapet në mars 2026.

Pagesa e tatimeve të mëdha

Nëse presi që të keni tatim të prapambetur mbi 30,000 SEK, dhe dëshironi të shmangni interesin mbi kostot, duhet të keni bërë pagesën për pjesën që tejkalon 30,000 SEK deri më 12 shkurt.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.skatteverket.se/deklaration

Përgatiti në Shqip ekipi Informacion për Suedin.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%