Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Del në ankand fanella e lojtarit të famshëm, të bejsbollit George Herman i njohur si “Babe Ruth”. Fanella pritet të shitet deri në 30 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve, Heritage në Dallas. Ruth e kishte veshur fanellën, pothuajse një shekull më parë në ndeshjen e tij në skuadrën Jankis, gjatë Serisë Botërore në 1932. Shtëpia e ankandeve tha se Ruth ia dha fanellën njërit prej shokëve të tij të golfit në Florida rreth vitit 1940 dhe ajo mbeti në atë familje për dekada të tëra. Pastaj, në fillim të viteve 1990, vajza e atij burri ia shiti koleksionistit. Më pas u shit në ankand në vitin 2005 për 940 mijë dollarë dhe ai blerës ia dorëzoi atë Heritage këtë vit. Në vitin 2019, një nga fanellat e Ruth që daton nga viti 1928-30 u shit për 5.64 milionë dollarë në një ankand të kryer në stadiumin Jankii.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)