Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dhjetëra persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë dyshohet se janë të bllokuar, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me rrëshqitje të mëdha dheu në rajonin jugor të Indisë, Kerala. Toka ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar, mirëpo puna po vështirësohet për shkak të shirave dhe rrëzimit të një ure me rëndësi. Në spitalet lokale janë duke u trajtuar të paktën 66 persona të plagosur, dhe që stafi spitalor është në mesin e të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut, njoftuan autoritetet. Zona Uajanad përjeton shpesh rrëshqitje të tilla. Shkollat dhe kolegjet janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)