Bota & Kuriozitete

Dielli lëshon valën magnetike të zjarrtë, më të madhe në rreth një dekadë

todayMay 15, 2024 12

Background
share close

NOAA, Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, ka lajmëruar se dielli lëshoi valën më të madhe të zjarrtë në gati një dekadë, ditën e djeshme, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar  dritat e veriut, “Aurora Borealis”.  Valën e flakës diellore e shkakton një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me njollat në sipërfaqen diellore. Sipas NOAA-s, ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit. NOAA tha se lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt me Tokën. Observatori i Dinamikave Diellore, i NASA-s, e vlerësoi shpërthimin e ndritshëm të rrezeve X, si më të fuqishmin që ka ndodhur që nga viti 2005. NASA tha se stuhia gjeomagnetike e fundjavës bëri që një nga satelitët e saj mjedisorë të rrotullohej papritur për shkak të uljes së lartësisë si rezultat i stuhisë hapësinore dhe të aktivizonte sistemin e vetëmbrojtjes për rrethana të tilla. Shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u këshilluan të qëndronin brenda zonave që ofrojnë mbrojte të fortë nga rrezatimi. NASA tha se ekuipazhi ishte jashtë rrezikut.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%