Shqiperi & Kosove

Disa ton fileto pule me “salmonelë” janë futur në Shqipëri

todayMarch 29, 2025 14

Background
share close

Një sasi e konsiderueshme mish pule e importuar nga Brazili, të infektuara me bakterin e “salmonelës” janë futur në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ngarkesa është identifikuar në Portin e Durrësit. Ende nuk dihet saktë sa është sasia fikse e mishit të pulës së nxjerrë në treg për shitje, si dhe konsumimit të tij. Në bazë të të dhënave nga media të ndryshme vendore, dyshohet për sasi nga 18 deri në 27 ton mish pule i importuar. Një kompani private shqiptare ka importuar produktin ushqimor nga Brazili me prani të bakterit të salmonelës. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllain e tij për veprën penale ““Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, si dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%