Bota & Kuriozitete

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Gaza mban zi për gazetarët që kanë humbur jetën nga sulmet izraelite

todayMay 3, 2024 1

Background
share close

Të paktën 141 gazetarë dhe profesionistë të medias palestinezë janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, tha zyra qeveritare për media. Në një deklaratë për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, zyra e medias tha se të paktën 20 gazetarë mbahen ende në burgjet izraelite.

“Kjo është pjesë e luftës gjenocidale të zhvilluar nga ushtria okupatore izraelite kundër civilëve, veçanërisht fëmijëve dhe grave në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Zyra e medias mbajti Izraelin dhe SHBA-në “plotësisht përgjegjës për krimet izraelite kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medias”.

Zyra e Medias i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mbrojë gazetarët palestinezë dhe të bëjë presion ndaj okupimit izraelit që të ndalojë luftën e tij gjenocidale kundër gazetarëve, civilëve, fëmijëve, grave dhe popullit palestinez”.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%