Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Miliona njerëz, banorë të BE-së, votojnë sot në ditën e fundit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Njerëzit shpresojnë për një Evropë të bashkuar dhe mbështetëse. Këto zgjedhje konsiderohen si tejet të rëndësishme pasi kontinenti evropian po përballet me politika polarizuese, luftë, migrim dhe ndryshime klimatike. Në zgjedhjet e sotme, ku kanë marrë pjesë në votim dhe kryetarët evropianë, përfaqësuesi i BE-së, Zhozep Borrell u bëri thirrje njerëzve të votojnë për Evropën që duan. Deri tani, nga sondazhet e bëra, grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të fitojë më së shumti vota në gjithë vendet e BE-së. Marshi Kombëtar i Francës, Vëllezërit e Italisë, të cilët mund të fitojnë 27% të votave dhe Partia e Lirisë në Austri, janë në krye të sondazheve, ashtu sikurse partia separatiste dhe kundër migrimit në Belgjikë. Rezultatet zyrtare nuk priten përpara se qendrat e fundit të votimit në të 27 vendet e BE të mbyllen të dielën vonë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)