Bota & Kuriozitete

Donald Trump/ presidenti i parë i dënuar për vepër penale

todayMay 31, 2024 6

Background
share close

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale në 2016, përmes pagesave për blerjen e heshtjes së një aktoreje pornografie, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump. Pas diskutimeve dyditore, 12 pjesëtarët e jurisë në Nju Jork, e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej.

Më 11 korrik pritet t’i shqiptohet dënimi Trumpit. Trump pritet të nominohet formalisht kandidat për president të SHBA-së nga Partia Republikane në korrik, pak ditë pasi të ketë marrë vesh dënimin.

Trump ngarkohet me 34 akuza penale, përfshirë për falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqe, për ta fshehur pagesën në vlerë prej 130.000 dollarëve që ia kishte bërë Stormy Danielsit për ta blerë heshtjen e saj në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin më 2006. Daniels donte të fliste publikisht për lidhjen seksuale me Trumpin një muaj para zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që do t’ia kishte dëmtuar fushatën presidenciale.

Avokati personal i Trumpit, Michael Cohen, tha në gjykatë se ia transferoi avokatit të aktores Daniels 130.000 dollarë disa ditë para zgjedhjeve, me urdhër të Trumpit. Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale 2016 në fund. Megjithatë, Trumpi e ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%