Bota & Kuriozitete

Donald Trump shpall fitoren. “Periudhë e artë për SHBA”

todayNovember 6, 2024 7

Background
share close

Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet”. “Do të rregullojmë kufijtë tanë dhe gjithçka në lidhje me vendin tonë. Kemi kapërcyer pengesa që dukeshin të pamundura. Është një fitore politike që nuk e ka parë kurrë Amerika. Do të luftoj për çdo qytetar dhe familjen e tij, nuk do të pushoj derisa të kthejmë Amerikën e begatë që meritojmë të gjithë. Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në”, tha Trump. “Duket se do të kemi kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Dua të falënderoj edhe gruan time të bukur, Zonjën e Parë Melania, e cila ka librin më të shitur në vend”, tha Trump para se të përqafonte bashkëshorten e tij./a2

 

Burimi i fotografisë: Associated Press

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%