Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dua Lipa performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.
Ylli shqiptar me famë botërore, ndezi skenën duke performuar këngët e saj hit, si Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.
BBC, duke shkruajtur për të, lavdëroi koreografinë e Duas, performancën ambicioze dhe dinamike të saj. Sipas BBC, koreografia dhe ritmi i la njerëzit pa frymë. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën “Houdini”. Gjatë performancës, ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury.
“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.
Glastonbury është festivali më i madh që zhvillohet rregullisht çdo vit që nga viti 1960.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)