Bota & Kuriozitete

Fati i paqartë i Ukrainës. Si e planifikon Trump “paqe bërësi” ndalimin e pushtimit rus në Ukrainë?

todayJanuary 23, 2025 12

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është zotuar të jetë paqe bërës dhe ta ndalojë konfliktin 3 vjeçar mes Rusisë dhe Ukrainës. Por ende nuk dihet si Trump planifikon ta arrijë këtë qëllim. Trump vazhdimisht ka “kërcënuar” Moskën për sanksione shtesë mbi ekonominë ruse, në rast se nuk e ndal pushtimin e Ukrainës. Në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Pas komenteve të Trump, zëdhënësi i presidentit rus Putin, Dmitri Peskov, tha se janë të gatshëm për një dialog reciprokisht respektues. Nga ana tjetër, për evropianët, qasja më tregtare e Trumpit ndaj diplomacisë, ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në kushte të pavolitshme për  Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se një fitore e Rusisë kundër Ukrainës do ta minonte fuqinë e NATO-s dhe do t’i kushtonte asaj trilionë euro për ta rikthyer besueshmërinë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se sanksionet si zbatimi, ashtu edhe heqja e tyre mund të bëhen pjesë e diskutimeve për përfundimin e luftës gati trevjeçare. Teksa ka thënë se si Rusia, ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë “lëshime” për të arritur një marrëveshje për paqe. Si Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Zelenski, kanë sinjalizuar se janë të hapur për negociata, por është e paqartë nëse Kievi dhe Moska janë të gatshëm për të bërë kompromise. Putin, fillimisht, ka dashur ta marrë kontrollin e Kievit. Kremlini, po ashtu, vazhdon të ngulmojë për mbajtjen e pjesëve të okupuara të territorit ukrainas. Kjo është e papranueshme për Kievin, i cili kërkon kthimin e territorit të tij dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse.

 

Photo credit: EPA

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%