Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoritetet përkatëse të Bregut të Gjirit të Floridës kanë lajmëruar pushuesit të kenë kujdes, pasi tre notarë u sulmuan nga peshkaqenë.
Një gruaje thuhet se i është prerë një pjesë e krahut pasi është kafshuar në Walton County në Florida veriperëndimore.
Ndërsa në një plazh tjetër katër milje më tej në lindje, dy vajza adoleshente ishin në ujë të thellë, ndërkohë që u sulmuan nga peshkaqenët. Njëra nga vajzat pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të këmbës dhe njërës dorë, ndërsa vajza tjetër kishte lëndime të lehta në njërën nga këmbët, thanë zyrtarët e zjarrit.
Autoritetet kanë patrulluar vijën bregdetare me varka, ndërkohë që rojet bregdetare kanë vendosur flamuj vjollcë që paralajmërojnë jetën e rrezikshme detare.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)