Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Fredi Beleri qëllohet me vezë e kos, jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Beleri u prit me ofendime nga qytetarët në Tiranë, gjatë vizitës së tij të parë si eurodeputet grek në takimin e Komisionit parlamentar të Stabilizim-Asociim BE-Shqipëri. Qytetarët iu drejtuan me fjalët “vrasës”, “rrugaç” dhe shumë fjalë të tjera ofenduese. Një grup qytetarësh protestuan para Shtëpisë së Evropës në kryeqytet, me thirrje kundër Fredi Belerit. Ata mbanin pankarta në duar me mbishkrime “Fredi Beleri nuk përfaqëson Evropën”. Fredi Beleri erdhi në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, BE-Shqipëri. Në këtë takim morën pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar. Temat për të cilat u diskutua mes delegacioneve ishin: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Alfred Beleri nuk pati një takim “sy më sy” me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka shmangur atë. Beleri nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin e tij si kryetar bashkie i Himarës, pasi u arrestua në maj të vitit 2023, gjatë zgjedhjeve vendore nën akuzën për korrupsion zgjedhor. Ai u burgos për 16 muaj. Gjatë kohës së dënimit të tij, Beleri u zgjodh euro deputet në Parlamentin Evropian nga Greqia.
Burimi i fotografisë: Vizion Plus
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)