Shqiperi & Kosove

Gjenden artefakte ilire në një fshat shqiptar të Strugës

todayNovember 10, 2024 8

Background
share close

Gjenden artefakte ilire në një fshat shqiptar të Strugës, në Maqedoninë e Veriut. Sipas arkeologëve, artefaktet e gjetura i përkasin fisit ilir të Enkelejdëve. Ata thonë se janë gjetur mbi 100 artefakte, të cilat besohet se në këtë zonë të Strugës kanë banuar fise ilire rreth 2600 vjet para Krishtit. Ndër artefaktet e gjetura ishin helmeta bronzi, unaza ari, dekorime, enë të ndryshme, fletë metalike prej ari. Sipas arkeologut Fitni Dalipi, gjetjet u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit. Pronarët e tokës kanë gjetur fillimisht në 2020 një helmetë bronzi, ku më pas kanë vazhduar kërkimet. Gjetjet, do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%