Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”. Ajo ka bërë thirrje për protesta të rrugë. Ëndrra Gjeorgjiane e ka festuar atë qe e ka konsideruar fitore në zgjedhje, mirëpo opozita pro-perëndimore, si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kanë thënë se janë kryer shkelje të mëdha, përfshirë frikësimin e votuesve dhe dhunën fizike. Vëzhguesit perëndimorë kanë kërkuar hetime për parregullsitë e përmendura. Pas numërimit të më shumë se 99.6 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar 54.8 për qind të votave. Megjithatë, opozita ka paraqitur shifra krejt tjera për partinë në pushtet. Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë refuzuar të pranojnë rezultatin zgjedhor. Ky proces është konsideruar test i rëndësishëm për Gjeorgjinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE. Brukseli ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojë mundësitë e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)