Bota & Kuriozitete

GJND: Rusia ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut

todayJune 25, 2024 2

Background
share close

Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimesë prej se e aneksoi atë në vitin 2014, tha Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e saj, gjykata tha se shkeljet përfshijnë trajtim çnjerëzor apo degradues, shkelje të së drejtës për të jetuar, shkelje të lirisë fetare dhe lirisë së shprehjes. “Gjykata vendosi njerëzi se Rusia duhet të ndërmarrë masa sa më parë për kthimin e sigurt të të burgosurve relevantë të transferuar nga Krimea në burgjet e territorit të Federatës Ruse”, thuhet në vendim. Rasti u ngrit në ECHR nga Ukraina, e cila e akuzoi Rusinë edhe për përndjekjen e ukrainasve për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo veprimtarisë së tyre në favor të Kievit, të cilat ndodhën kryesisht në Krime, por edhe në pjesë të tjera të Ukrainës apo në Rusi. Rusia i ka mohuar në të kaluarën akuzat se ka shkelur të drejtat e njeriut dhe se ka shtypur kundërshtarët politikë në gadishullin e aneksuar.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%