Bota & Kuriozitete

Grosseto, qyteti i përbuzur që fitoi çmimin “Pionieri Evropian i Turizmit të zgjuar”

todayJuly 30, 2024 11

Background
share close

Grosseto, qyteti i përbuzur i cili po fiton çmime si destinacioni më i mirë turistik. Grosseto është një qytet i rajonit të Toskanës, i cili ka qenë përherë i shpërfillur nga vendasit dhe shumë pak i njohur nga turistët. Mirëpo, së fundmi po mirëpret një bum vizitorësh. Vetëm një orë larg Firences dhe Sienës, Grosseto zotëron qendrën historike të qytetit, rezervatet e natyrës së egër dhe plazhet shumë pranë. Grosseto është një nga provincat më pak të populluara, andaj ofron ende peizazhe të larmishme të pacenuara. Tashmë, papritmas është shndërruar në atë që konsiderohet “Pionieri Evropian i Turizmit të zgjuar” për vitin 2024, si dhe është përzgjedhur në mes të një liste me 40 qytete. Si qyteti i parë italian që fitoi çmimin, Grosseto shpreson të veprojë si një shembull se si turizmi i përgjegjshëm mund të zbatohet edhe në një vend që nuk njihet nga turistët.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%