Bota & Kuriozitete

Hamas dërgon përgjigjen për planin e armëpushimit në Gaza/ Kërkon ndryshime

todayJune 12, 2024 1

Background
share close

Hamasi tha se e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim në Rripin e Gazës, duke i kërkuar disa ndryshime në marrëveshje.

Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha, tha se përgjigja përfshin “ndryshime të cilat konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin e pengjeve. Ai nuk dha detaje te tjera.

Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Egjiptit konfirmuan se e kanë marrë përgjigjen e Hamasit dhe thanë se janë duke e vlerësuar atë.

Njëkohësisht, zyrtarët e Hamasit kanë  dyshime nëse Izraeli do t’i zbatojë kushtet e marrëveshjes, posaçërisht ndaljen e përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve që po mbahen nga militantët.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota pro dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi.

Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden përbëhet nga tri faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara“ të Gazës, disa pengje të moshuar dhe gra, do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.

Në fazën e dytë, do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste.

Faza e tretë parashikon një plan për rindërtimin e Gazës, si dhe rikthimin e pengjeve të mbetura te familjet e tyre.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%