Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Grupi militant palestinez Hamas u pajtua me një propozim armëpushimi në Gazë, por Izraeli tha se kushtet nuk i përmbushnin kërkesat e këtij shteti dhe vazhdoi me sulmet në Rafah, ndërsa planifikon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje. Hamasi tha në një deklaratë se shefi i grupit, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se e pranoi propozimin e tyre për një armëpushim.
Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se propozimi i armëpushimit nuk përmbushte kërkesat e Izraelit por shteti do të dërgonte një delegacion për t’u takuar me negociatorët, për të arritur një marrëveshje. Sot pritet që të rifillojnë negociatat jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit në Kajro.
Ndërkohë, në një deklaratë, zyra e Netanyahut shtoi se kabineti i tij i luftës miratoi vazhdimin e një operacioni në Rafah.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)