Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët shqiptarë tani mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Linja “Norwegian Air” deri në fund të sezonit të verës, do të fluturojë 2 herë në javë nga dhe drejt Kopenhagës, duke shtuar një destinacion të ri në hartën e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA). Norwegian Air ka nisur prej 4 majit edhe fluturimet drejt Oslos janë tre herë në javë. TIA po përjeton një rritje të ndjeshme të trafikut të fluturuesëve, duke regjistruar një rritje, prej 67%, deri më 20 maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023. Parashikohet që deri në fund të 2024 në aeroportin e Tiranës të regjistrohen 10 milionë pasagjerë, nga 7.2 milionë që pati vitin e kaluar.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)