Bota & Kuriozitete

Hezbollahu sulmon me dronë një bazë ushtarake në veri të Izraelit

todayAugust 5, 2024 3

Background
share close

Hezbollah sulmon me dronë një bazë ushtarake në veri të Izraelit. Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, si hakmarrje për sulmet dhe vrasjet e kryera nga Izraeli në disa fshatrat të Libanit jugor. Ndërkaq, ushtria izraelite njoftoi se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi. Ushtria tha se shërbimet e zjarrfikësve po punojnë që të shuajnë zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit.

Ky sulm vjen në kohën kur është rritur frika për një konflikt rajonal, pasi javën e kaluar u vra një komandant i lartë i Hezbollahut Fouad Shukur, në Liban, dhe në Iran u vra lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga BE-ja dhe SHBA-të,  më 7 tetor.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%