Bota & Kuriozitete

Hungaria merr kryesimin e BE-së

todayJuly 1, 2024 2

Background
share close

Hungaria ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian. Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha, mes të cilave edhe: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

“Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe situata demografike”, ka thënë ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, muajin e kaluar.

Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila kishte kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ky rol i kryesisë do t’i kalojë Polonisë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%