Bota & Kuriozitete

Hyn në fuqi ligji për ndalimin e alkoolit në zonat publike në Majorka dhe Ibiza të Spanjës

todayMay 12, 2024 2

Background
share close

Konsumi i pijeve alkoolike në rrugë, tashmë është i ndaluar në katër zona famëkeqe të festave në Majorka e në Ibiza, dy ishujt spanjollë të njohur për pushimet në plazh. Kjo në kuadër të një përpjekjeje për të zbutur sjelljen antisociale të turistëve të huaj. Ligji i ri hyri në fuqi një ditë më parë, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. Kjo do të thotë se katër zona famëkeqe të festave, si “Playa de Palma” në Majorka do të kenë ndalime publike të pijeve në pjesët e plazheve e të territoreve publike. Pushuesit dhe vendasit që kapen me një shishe birrë, për shembull, do të përballen me një gjobë që do të variojë në vlerën nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro, siç përcakton një dekret përkatës. Secila prej këtyre zonave nuk do të mbetet pa gjë, por do të marrë nga 4 milion euro në vit në lidhje me zbatimin e dekretit. Paratë parashikohet të vijnë nga të ardhurat e mbledhura prej taksave turistike. Por, tarracat e bareve e të restoranteve, si dhe të tjera vende të autorizuara enkas për konsumimin e alkoolit, janë të përjashtuara nga ndalimi. Po ashtu, pijet alkoolike ende mund të shërbehen në varkat e shumta të festave të ishujve. Vetëm se dallimi është se duhet që tani të mbajnë një distancë prej 1 milje detare (1,85 kilometra) nga zonat e prekura. Përveç kësaj, mjetet lundruese nuk lejohen më të marrin ose të lënë të ftuar apo vizitorë në këto zona. Shoqata e Hotelierëve në Majorka, FEHM reagoi në mënyrë pozitive e tha se kjo do të ndihmonte për t’i dhënë fund “turizmit të pacivilizuar”.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%