Bota & Kuriozitete

I MITURI SULMON POLICINË NË BOSNJË E HERCEGOVINË. NJË POLIC I VRARË DHE NJË TJETËR I PLAGOSUR

todayOctober 25, 2024 2

Background
share close

Një polic i vrarë dhe një tjetër policë i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri nga një i mitur 14 vjeçar, në Bosnjë e Hercegovinë. Ky është një “akt kriminal terrorist” thanë nga ministria e brendshme. I mituri është arrestuar. Autoritetet njoftuan se polici i plagosur është në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pas një ndërhyrje kirurgjikale. Ngjarja ndodhi në një stacion policor në Bosanska Krupa, në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës, gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas ligjeve në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe të entitetit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, një akt terrorist përkufizohet si një veprim që mund të dëmtojë seriozisht shtetin. Veprime të tilla përfshijnë sulm ndaj jetës së një zyrtari, apo “sulm ndaj integritetit fizik të një personi”. Sulme terroriste ndaj policisë në Bosnjë e Hercegovinë kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara.

 

Burimi i fotografisë: The Associated Press

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%