Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet. Vëllezërit australianë J.R dhe C.R, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan J.R, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada.
Ishin të afërmit ata që identifikuan trupat e tyre, pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet. Zyrtarët besojnë se burrat u sulmuan teksa po përpiqeshin të shmangnin një tentativë vjedhjeje të kamionit të tyre. Trupat e tyre u gjetën në një pus 4 metra të thellë rreth 6 km nga vendi i sulmit në qytetin e Santo Tomás të premten. Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë e bardhë e djegur dhe një telefon i lidhur me surfistët e zhdukur.
Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sulm. Më herët, FBI tha se po shqyrtonte rastin dhe ishte në kontakt me partnerët ndërkombëtarë.
Written by: Xhesika sallahi
Notifications
Post comments (0)