Suedi & Scandinavia

“Ikni nga Evropa”, fjalët që u dëgjuan para krismave në Örebro

todayFebruary 6, 2025 284

Background
share close

Dalin detaje të reja nga tragjedia në Örebro, e cila tronditi të gjithë vendin. Sipas një dëshmitari, fillimisht në shkollë  u  dëgjua një zë duke bërtitur “Ikni nga Evropa”, zë ky i cili më pas u shoqërua me krisje me armë zjarri. Nuk dihet nëse i dyshuari, 35 vjeçari Andersson është personi i cili bërtiti “Ikni nga Evropa” apo jo. Megjithatë, policia nuk ka asnjë informacion që tregon se sulmuesi kishte ndonjë motiv ideologjik. Sipas të afërmve të dyshuarit, ai ishte një person i papunë, i tërhequr nga jeta aktive sociale dhe po kalonte një kohë të vështirë. Dëshmitari tha se ishte e frikshme, njerëzit kërkonin ndihmë dhe alarmet dëgjoheshin fortë.I dyshuari  Andersson se vrau të paktën 11 persona dhe plagosi rreth 15 të tjerë, në një qendër arsimore për të rritur, e cila ofron kurse të gjuhës suedeze për emigrantët. Dyshohet se në mesin e viktimave ishin edhe persona nga Siria, sipas shtypit suedez./dailymail

 

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14366933/Footage-Sweden-shooting-scream-migrants-gunman.html

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%