Bota & Kuriozitete

Ilaçet e para të zhvilluara plotësisht nga inteligjenca artificiale mund të dalin në treg deri në vitin 2030

todayMay 22, 2025 20

Background
share close

Brenda pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme, në treg mund të dalin ilaçet e para që janë krijuar plotësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Këtë e ka bërë të ditur Alex Zhavoronkov, drejtori i kompanisë farmaceutike Insilico Medicine, në një intervistë për agjencinë Bloomberg.

Sipas tij, kompania po përdor inteligjencën artificiale në çdo hap të procesit, që nga momenti kur lind ideja për një ilaç të ri, e deri tek përgatitja e tij për testime klinike te njerëzit.

Përveç Insilico Medicine, edhe kompania japoneze Takeda ka arritur shumë në këtë fushë. Ajo po teston aktualisht një ilaç kundër sëmundjes së lëkurës, psoriazës, i cili është përzgjedhur nga AI dhe ndodhet në një fazë të avancuar të testimeve.

Kompania Insilico është në përgatitje për të dalë në bursën e Hongkongut dhe është vlerësuar mbi një miliard dollarë nga investitorët privatë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%