Bota & Kuriozitete

Irani prezanton dronin e ri “kamikaz”

todayApril 28, 2024 9

Background
share close

Ushtria iraniane ka prezantuar një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në cak dhe për të shpërthyer, sikurse lloji i dronit që po përdoret nga Rusia në luftën në Ukrainë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, droni i ri iranian është i ngjashëm me dronin rus Zala Lancet, i cili u prodhua për herë të parë në vitin 2020. Irani pretendon se ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e dronëve në vitet e fundit. Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur shumë nga forcat ruse prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja kundër Teheranit ditën e enjte, duke e vënë në shënjestër prodhimtarinë dhe eksportin e dronëve të këtij vendi, pas sulmeve ajrore iraniane kundër Izraelit. Nga ana tjetër, Irani i ka kundërshtuar ashpër këto sanksione. Teherani e sulmoi Izraelin si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në një konsullatë iraniane në Damask të Sirisë, ku u vranë disa persona, përfshirë dy komandantë të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%