Bota & Kuriozitete

Irlanda, Norvegjia dhe Spanja vendosën të njohin Palestinën si shtet të pavarur

todayMay 22, 2024 1

Background
share close

Irlanda, Norvegjia dhe Spanja vendosën të njohin Palestinë si shtet të pavarur. Ata argumentuan se zgjidhja me dy shtetet është zgjidhja e vetme për paqe afatgjatë në konfliktin izraelito-palestinez. Kryeministri i Norvegjisë, Gahr Store tha se shteti skandinav do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji. “Terrori është kryer nga Hamasi dhe nga grupet militante, të cilat nuk janë përkrahëse të zgjidhjes me dy shtete, dhe nga shteti i Izraelit. Palestina ka të drejtë thelbësore për të qenë shtet i pavarur”, tha lideri i Qeverisë norvegjeze. Ndërkohë, kryeministri irlandez, Harris, tha se vendimi i vendit të tij për ta njohur Palestinën si shtet ka për qëllim të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin palestinezo-izraelit. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet më 28 maj. Sanchez i ka kaluar disa muaj nëpër vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme, për të fituar mbështetje për njohjen e Palestinës, si dhe për një armëpushim të mundshëm në Gazë.

Para njoftimit për njohjen, rreth 143 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara e njihnin Palestinën si shtet. Ky vendim nxiti kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe gëzim për palestinezët. Ministri i jashtëm i Izraelit i tërhoqi menjëherë ambasadorët e vet nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja dhe tha se do t’i ftojë për një bisedë qortuese, gjatë të cilës ata do ta shikojnë një video të rrëmbimit të një ushtareje izraelite më 7 tetor. Ai tha se njohja mund t’i pengojë përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë dhe se e bën më pak të mundur arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim, “duke i shpërblyer xhihadistët e Hamasit dhe Iranit. Izraeli nuk do të heshtë për këtë, hapat e tyre do të kenë pasoja të rënda”, tha Katz. Ndërkohë, presidenti i Autoritetit Palestinez e mirëpriti vendimin e Norvegjisë për njohjen e shtetit palestinez dhe u bëri thirrje vendeve të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%