Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dikur, mjaftonte që stërgjyshja jote të ishte italiane për të marrë shtetësinë.
Tani, rregullat janë bërë shumë më të ashpra.
– Të jesh italian është diçka serioze, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Italia shtrëngon rregullat për shtetësinë
Italia ka qenë deri tani një nga vendet më të lehta në botë për të marrë shtetësi, duke pranuar lidhje familjare deri në katër breza më parë.
Por në fund të marsit, qeveria miratoi rregulla të reja më të ashpra, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në muajt e ardhshëm, shkruan CNN.
“Të jesh italian – diçka serioze”
Sipas ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, këto masa synojnë të ndalojnë njerëzit që kërkojnë shtetësinë italiane vetëm për të qenë “origjinalë” ose për të pasur më shumë lehtësi në udhëtime.
– Të jesh italian është një çështje serioze dhe dhënia e shtetësisë është po ashtu një çështje serioze, tha ai të premten.
Test i gjuhës dhe kërkesë për qëndrim në Itali
Sipas rregullave të reja, një person duhet të ketë të paktën një prind ose një gjysh italian për të aplikuar për shtetësinë.
Aplikantët duhet gjithashtu të kalojnë një test të gjuhës italiane me pesë pjesë dhe të kenë jetuar në Itali për të paktën tre nga vitet e fundit – një kërkesë që më parë nuk ekzistonte.
Nga viti 2014 deri në 2024, numri i qytetarëve italianë është rritur me 40%, duke shtuar 1.8 milionë njerëz, kryesisht në Argjentinë dhe Brazil.
– Shumica e tyre nuk kanë asnjë lidhje me Italinë. Ata nuk paguajnë taksa dhe nuk votojnë, tha Tajani.
Kritikat: “Krijon frikë dhe pasiguri”
Samantha Wilson, drejtuese e organizatës Smart Move Italy, e cila ndihmon njerëzit të aplikojnë për shtetësinë italiane, e kritikoi ashpër vendimin.
Ajo thotë se ndryshimi i ligjit po shkakton “frikë, konfuzion dhe një ndjenjë humbjeje” te shumë persona dhe se është miratuar pa një bazë të qartë kushtetuese.
– Presim që ky ligj të sfidohet në gjykata, tha ajo për CNN.
Rregullat e reja nuk do të ndikojnë ata 60,000 persona që tashmë kanë aplikuar, por vetëm aplikimet e ardhshme.
Nga tani e tutje, aplikimet për shtetësinë do të përpunohen nga qeveria italiane online, në vend që të trajtohen nga konsullatat.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)