Informacione për Suedin & Gede Juridik

Ja çfarë të ardhurash llogariten për të marrë leje qëndrimi të përhershme në Suedi

todaySeptember 23, 2025 360 38

Background
share close

Për të marrë një leje qëndrimi të përhershme në Suedi, duhet të tregoni se jeni në gjendje të mbështesni veten financiarisht. Por çfarë llogaritet si të ardhura? Kjo është një pyetje që shumë shqiptarë në Suedi e bëjnë shpesh  për shembull, a mund të llogaritet mbështetja për fëmijë?

Sipas rregullave të Migrationsverket, mund të llogariten vetëm të ardhurat që tatohen dhe vijnë nga një punësim i ligjshëm. Po ashtu, mund të përfshihen përfitimet prindërore (föräldrapenning) ose përfitimet për sëmundje, por vetëm nëse keni një punë të qëndrueshme dhe leja prindërore ose sëmundja nuk zgjasin më shumë se 12 muaj.

⛔ Nuk mund të llogariten si të ardhura:

  • Paratë nga një anëtar i familjes
  • Të ardhurat nga pasuria ose kthimi mbi kapitalin
  • Sigurimi i papunësisë apo kompensimi i aktivitetit
  • Grante, ndihma ose bursa të ndryshme
  • Punësimet e subvencionuara, ku një pjesë ose e gjithë paga paguhet nga Zyra Suedeze e Sigurimeve Shoqërore ose Shërbimi Publik i Punësimit (p.sh. kur kompania merr mbështetje financiare për të punësuar dikë).

Në faqen zyrtare të Migrationsverket gjenden të gjitha kërkesat për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit, në varësi të lejes që keni aktualisht:

👉 www.migrationsverket.se/du-vill-ansoka/permanent-uppehallstillstand.html

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%