Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Botëror i Lumturisë ka zbuluar se cili vend është më i lumtur për njerëzit mbi 60 vjeç.
Dhe përgjigja është në Danimarkë. Vendi në fjalë është përfshirë shumë herë në listat e vendeve më të lumtura në botë, si dhe zë vendin e parë në vendet që rritin fëmijë të lumtur dhe empatikë.
Danimarka është vendi më i mirë për mbi 60 vjeç dhe ja arsyet:
•Ekziston një shtet social-Danimarka i ka kushtuar shumë vëmendje shëndetësisë dhe arsimi.Për shembull, arsimi deri në Universitet është falas, siç është kujdesi shëndetësor dhe kujdesi në shtëpi. Gjithashtu, të gjithë personat mbi 60 vjeç marrin pension nga shteti për të siguruar nevojat e tyre.
•Ankthi është një fjalë e panjohur-Duke qenë se janë të siguruar financiarisht dhe nga ana mjekësore, të gjithë janë të lirë nga mendimet negative dhe janë të përqendruar të kalojnë kohë të mirë dhe të shijojnë çdo moment.
•Ata gjithmonë zgjedhin njerëzit rreth tyre-Imazhi i një të moshuari që ankohet nuk gjendet askund në Danimarkë, sepse ata nuk duan të humbin kohën e tyre kot. Këta njerëz janë të investuar në marrëdhënie domethënëse dhe nuk e shpenzojnë energjinë e tyre në mënyrë të panevojshme.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)