Shqiperi & Kosove

Ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë. Partia Socialiste, fitore të thellë.

todayMay 14, 2025 16

Background
share close

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga KQZ, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë. Socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate. Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat. Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%