Bota & Kuriozitete

Katër të arrestuar për sulmet kibernetike

todayMay 30, 2024

Background
share close

Europol njoftoi se katër persona janë arrestuar në Ukrainë dhe Armeni, më shumë se 2000 domene dhe më shumë se 100 serverë në internet janë nxjerrë jashtë funksionit, gjatë një operacioni që shënjestroi krimin ndërkombëtar kibernetikë. Agjencia për zbatimin e ligjit e BE-së tha se ky ishte “operacioni më i madh kundër ‘botnet’-ve” që kanë luajtur rol të madh në vendosjen e softuerëve keqdashës, që kodojnë të dhënat. Ndërkaq, termi ‘botnet’ është një rrjet i ndërlidhur kompjuterësh që hakerët përdorin për të përhapur viruse. Ky operacion kundër krimit kibernetikë u iniciua dhe u udhëhoq nga Franca, Gjermania dhe Holanda, si dhe u përfshinë edhe disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina, tha Europol-i përmes një deklarate. Një prej të dyshuarve kryesor të sulmit kibernetikë, sipas autoriteteve, kishte përfituar të paktën 69 milionë euro në kripto valuta, duke mundësuar përdorimin e infrastrukturës kriminale në internet për të kryer sulme kibernetike.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%