Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Informacione për Suedin & Gede Juridik
Muajt e fundit jam vene ne kontakt me shume qytetare, bashkeatdhetare dhe jo vetem, ndaj te cileve eshte ngritur padi per vepren penale te mashtrimit lidhur me pagesen e lejes prinderore. Ne shumicen derrmuese te rasteve behet fjale per rastet ku personi i dyshuar dhe me pas i paditur ka punuar ose ka patur pushime ne te njejten kohe qe ka marre edhe pagese per leje prinderore. Nga numri i shtuar i rasteve ku Försäkringskassan ka bere denoncim ne polici, mund te konstatohet qe eshte intensifikuar numri i kontrolleve qe behen lidhur me pagesat e lejes prinderore. Per kete arsye eshte e nevojshme te dini qe kur beni kerkese per te marre ditet qe ju takojne per femijen tuaj, duhet te siguroheni qe te mos merrni as edhe nje dite, apo qofte edhe pjese te nje dite, kur juve iu paguhet rroge apo shperblim per pushime.
Fakti qe ju nuk dini suedisht dhe per aplikimin ju ka ndihmuar dikush tjeter nuk eshte i justifikueshem edhe nese kjo eshte arsyeja e gabimit pasi pergjegjesine e mbani ju ne momentin qe identifikoheni dhe nenshkruani me Mobilt BankID. As fakti qe nuk njihni rregullat nuk ju shkarkon nga pergjegjesia penale, edhe nese ju keni prova te mjaftueshme qe vertetojne qe vepra penale eshte kryer nga pakujdesia. Denimi per kete veper ne baze te kodit penal eshte deri ne dy vjet burgim. Nese vepra konsiderohet e rende, psh ne rastet kur behet fjale per nje mashtrim ku shuma e perfituar eshte konsiderueshme, denimi eshte nga 6 muaj deri ne 6 vite burgim.
Written by: admin
Post comments (0)