Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kina përfundoi stërvitjen ushtarake dy ditore rreth Tajvanit. Sipas Kinës, ky ishte një operacion “ndëshkues”, për të demonstruar kundërshtimin e saj ndaj deklaratave të presidentit të ri tajvanez Lai Ching, që i konsideron deklaratat separatiste.
Presidenti i ri Lai Ching në inaugurimin e tij, u shpreh se të dy anët e ngushticës së Tajvanit nuk ishin në varësi të njëra-tjetrës dhe që Kina e ka parë si një deklaratë që të dy janë vende të veçanta. Pekini tha se stërvitjet “Shpata e Përbashkët 2024A” ishin “dënim” për fjalimin e Lait. Reagimi i Taipeit ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i presidencës tajvaneze tha në një deklaratë se manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar. Kina pretendon se Tajvani qeveriset në mënyrë demokratike si territori i saj. Nga ana tjetër, Lai Ching ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, por është refuzuar nga kjo e fundit. Ai thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet. Qeveria e Tajvanit i ka dënuar stërvitjet dhe tha se nuk do të pengohen nga presioni kinez.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)