Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e parë në botë që sjell mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës.
Shkencëtarët kinezë parashikojnë se mostrat e marra nga Hëna përfshijnë gurë vullkanin 2.5 miliardë vjet të vjetër, si dhe materiale të tjera për të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dallimeve gjeografike mes dy anëve të hënës.
Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës, misioni kinez u bë i pari që grumbullon mostra nga pjesa e largët e saj.
Pjesa e afërt ajo që e shohin nga Toka, ndërsa pjesa e largët është e kthyer kah hapësira kozmike. Pjesa e largët njihet gjithashtu edhe për bjeshkë dhe gropa, për dallim nga pjesët kryesisht të rrafshëta që shihen në pjesën e afërt.
Sonda ishte nisur nga toka më 3 maj, ndërsa udhëtimi i saj zgjati 53 ditë. Sonda ka gërmuar në hënë dhe ka nxjerr gurë nga sipërfaqja e saj.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)