Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një kishë në Meksikë po shet parcela toke për jetën e përtejme, 100 dollarë metri katror në Parajsë. Sipas pastorit të Entoms, i cili pretendon se ka marrë “lejen nga Zoti”, kisha po ofron pasuri të paluajtshme qiellore për 100 dollarë për metër katror. Fotografitë e ofertës kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke treguar një broshurë me një përshkrim të hollësishëm të një shtëpie në re. Ilustrimi paraqet një familje që ngjitet në një shkallë të artë për në shtëpinë e tyre të re qiellore. Broshura sqaron gjithashtu se kisha pranon opsione të ndryshme pagese. Mendohet se kisha deri tani ka fituar miliona dollarë prej këtyre parcelave qiellore, në atë që quhet “marrëveshja më e madhe e pasurive të paluajtshme në planet”. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë që dikush përpiqet të shesë pasuri të paluajtshme në parajsë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)