Bota & Kuriozitete

KONFERENCA E RIMEKEMBJES SE UKRAINES

todayJune 11, 2024 7

Background
share close

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mirëpritën liderët evropianë në Konferencën dyditore të Rimëkëmbjes së Ukrainës, në Berlin. Në fokus të takimit është riparimi i shtëpive, rrugëve, termocentraleve dhe fabrikave. Qëllimi është rritja e investimeve private në Ukrainë. Banka Botërore i vlerëson kostot e rindërtimit deri në 450 miliardë euro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, bën thirrje për hapa konkret.

Kancelari gjerman, Scholz bëri thirrje për më shumë ndihma ushtarake dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Ndërkohë, u përurua fabrika e parë e përbashkët mes Ukrainës dhe Gjermanisë për riparimin, mirëmbajtje dhe prodhimin e tankeve. Ai siguroi se e ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian.

Në Konferencën dyditore marrin pjesë rreth 2000 përfaqësues nga politika, biznesi dhe organizatat ndërkombëtare. 60 shtete janë të përfaqësuara në takimin e Berlinit.

Fotografia: Associated Press

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%