Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që të propozojë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës”, tha Konjufca. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venecias. Draftin e BE-së, Kurti e ka cilësuar “non-paper”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)