Shqiperi & Kosove

Konjufca: Serbia po përgatitet pë një sulm në Kosovë

todayJuly 1, 2024 3

Background
share close

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se një grup prej qindra personash në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.

Ai u shpreh se institucionet e sigurisë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për tu përballur me çfarëdo sulmi apo provokimi që vjen nga Serbia.

Konjufca nuk dha detaje të tjera, por ngjashëm u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar, kur tha se Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm të armatosur në veri të Kosovës, shtatorin e kaluar, “vazhdon trajnimet në Serbi” për sulme të reja në Kosovë.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha në fundjavë se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit të kaluar, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit. Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Evropian i kanë bërë vazhdimisht thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%