Informacione për Suedin & Gede Juridik

Kontrolloni datat e skadimit të dokumenteve tuaja të udhëtimit dhe ID-së kombëtare

todayJanuary 10, 2026 268

Background
share close

Autoritetet policore njoftojnë qytetarët që të kontrollojnë periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve të tyre të udhëtimit dhe kartave të identitetit kombëtar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vitet në vijim, pasi shumë dokumente udhëtimi do të skadojnë në të njëjtën kohë. Kjo mund të shkaktojë kohë më të gjata pritjeje gjatë rinovimit.

Për të shmangur stresin para një udhëtimi të planifikuar ose të paplanifikuar, qytetarët inkurajohen të rinovojnë dokumentet e tyre para se ato të skadojnë.

Këshillë e dobishme: Duke u kyçur në polisen.se me Bank-Id mund të kontrolloni lehtësisht periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve tuaja. Nëse jeni kujdestar, mund të shikoni edhe dokumentet e fëmijëve tuaj atje.

Faleminderit për vëmendjen dhe kujdesi ndaj dokumenteve tuaja. shkruan policia në faqën e saj zyrtare.

Përgatiti grupi i faqes Informacione për Suedin

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%