Bota & Kuriozitete

Kopshti zoologjik në West Palm ka gjetur teknikat ideale për të freskuar kafshët në temperaturat përvëluese

todayJuly 21, 2024 11

Background
share close

Kopshti zoologjik në West Palm Florida ka gjetur mënyrën ideale për të mbajtur të freskuar kafshët, në temperaturat e larta të zonës. Temperaturat në Floridën Jugore, gjatë këtij muaji kanë shkuar rreth 38 gradë celsius me një lagështi prej 70 përqindje. Stafi i kopshtit zoologjik përdorë një sërë teknikash për të mbajtur kafshët e tyre të freskëta. Rojtarët e kopshtit zoologjik hedhin grumbuj të mëdhenj akulli në rrethimin e kafshëve të ndryshme, në mënyrë që ata të vërshojnë, duke e ftohur pishinën e tyre në 23 gradë celsius. Punonjësit iu ofrojnë tigrave ushqime si kocka të ngrira, të ngjeshura në blloqe akulli dhe me qumësht të ngrirë. Breshkat gjigante freskohen nëpërmjet një dushi të ftohtë nga punonjësit. Sipas punonjësve, kafshët e tregojnë vetë se çfarë aktivitetesh ftohëse gëzojnë. Gjithashtu, vizitorët në kopshtin zoologjik adhurojnë të shohin kafshët se si freskohen.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%