Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Korriku i këtij viti ishte i tretë më i nxehti që është matur ndonjëherë në planet, sipas të dhënave nga shërbimi evropian i motit, Copernicus. Edhe pse nuk u thye rekordi i viteve të kaluara, temperaturat mbetën shumë të larta.
Temperatura mesatare globale në korrik ishte 16,68 gradë Celsius, që është 0,45 gradë më shumë se mesatarja për periudhën 1991–2020. Më të nxehtë se ky korrik kanë qenë vetëm korriku i vitit 2023 dhe ai i vitit 2024.
Ekspertët theksojnë se edhe pse nuk u vendos një rekord i ri këtë herë, ngrohja globale vazhdon dhe efektet e ndryshimeve klimatike janë të dukshme.
“Nuk është fundi i ndryshimeve klimatike. Rekordet nuk u thyen këtë muaj, por planeti vazhdon të nxehet”, tha Carlo Buontempo, drejtor i shërbimit për ndryshimet klimatike në Copernicus.
Written by: admin