Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike.
Vendimi i Qeverisë obligon të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit “që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të aplikacionit TikTok në ambientet zyrtare të punës. Po ashtu, të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij”.
Shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, teksa Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij./ REL
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)